Ekonomi

Ekonomi

Numri i madh i aplikuesve, zgjat procedurat e zgjedhjes së policëve të rinj

Publikuar më 11 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Afro 18 mijë persona aplikuan në konkursin e fundit që pati Policia e Kosovës, për pjesëtarë të rinj.

Tashmë të gjithë këta kandidatë janë në pritje të njoftimeve të Policisë së Kosovës lidhur me atë se a kanë dorëzuar aplikacionet e përmbushura në mënyrë të duhur.

Kështu të paktën është thënë nga Policia e Kosovës për Indeksonline. Ndryshe ditëve të fundit edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësime për mostransparencën që po bëhet në Policinë e Kosovës lidhur me proceduralin e zgjedhjes së personave që pritet të bëhen pjesë e këtij institucioni.

Por ndryshe thuhet nga Policia, pasi sipas tyre procedurat janë të gjitha në transparencë e sipër.

"Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në harmoni me të gjitha procedurat dhe kriteret e parapara, duke përfshirë edhe transparencën rreth kësaj çështje. Sikurse edhe proceset e kaluara edhe ky proces i rekrutimit ka qenë dhe do te jetë shumë transparent", është thënë ndër të tjerash në përgjigjen e Zyrës për Informim nga Policia e Kosovës.

Poashtu është bërë e ditur se sa më i madh të jetë numri i aplikuesve sigurisht se edhe procedura  e shqyrtimit të  aplikacioneve do të zgjasë më shumë.

"Pas përfundimit të procedurave dhe shqyrtimit të aplikacioneve nga Komisioni Përzgjedhës i themeluar nga PK, do të publikohet lista me numrin e kandidatëve që plotësojnë kriteret për të vazhduar me testimet. Komisioni përzgjedhës sipas procedurave të parapara pastaj sipas procedurave ligjore vazhdon me shqyrtimin e ankesave eventuale.", është shtuar tutje nga PK-ja.

Gjithashtu është bërë theksuar se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e parapara me konkursin e shpallur dhe ata që kalojnë me sukses testimet e parapara mund të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, duke iu referuar numrit të nevojshëm për rekrutim sipas listës meritore.

"Duke marr parasysh se ka një numër të madh të kandidatëve prej 17 mijë e 619 qe kanë aplikuar edhe procedurat e parapara për këtë proces marrin kohë", është përfunduar në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Përderisa konkursi i pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës ishte i hapur pothuajse çdo qendër e policisë ishte e stërmbushur, duke pritur kështu për përmbushjen e aplikacioneve të tyre, në mënyrë që të  provojnë këtë mundësi që të vendosen në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.