Ekonomi

Ekonomi

Fillon Festivali Evropian i Biznesit

Publikuar më 11 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj me ftesë të "Deutche Messe" do të marrë  pjesë në Festivalin Evropian të Biznesit për Inovacion dhe Digjitalizim -CEBIT, që mbahet në Hanover të Gjermanisë, nga 11 deri më 15 qershor.

Gjatë kësaj vizite në Gjermani, ministri Beqaj do të takojë ministra të vendeve të BE-së, euro deputetë dhe përfaqësues të kompanive lideri në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, pjesëmarrëse në ketë ngjarje, raporton RTKlive.

Ministri Besim Beqaj, në takimet bilaterale që do të realizojë dhe me organizatorët, do të kërkojë që vitin e ardhshëm edhe kompanitë kosovare të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Biznesit për Inovacion dhe Digjitalizim -CEBIT?.