Ekonomi

Ekonomi

Për bllokimin e +383, Kosova po konsultohet me ndërkombëtarët

Publikuar më 11 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Implementimi i kodit shtetëror të Kosovës +383 ishte paraparë të përfundonte në fillim të këtij muaji.

Mirëpo Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP) me kërkesë të operatorëve e ka shtyrë implementimin deri më  datën 31 tetor. Në rast se ky afat nuk do të zbatohet ky institucion ka paralajmëruar dënime për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike.

Kodi i Monakos +377 dhe ai i Sllovenisë +386 ende nuk janë larguar në tërësi nga përdoruesit e telefonisë mobile në Kosovë.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare ka paralajmëruar 31 tetorin si afat përfundimtar për heqjen e këtyre kodeve nga përdoruesit e telefonisë mobile.

Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, në një prononcim për gazetën "Zëri" ka paralajmëruar se nëse kjo datë nuk do të respektohet nga operatorët do të ketë penalti për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike.

"Afati i fundit i dhënë nga ARKEP-i për implementimin e kodit +383 në kuptimin në largimin e kodeve aktuale +386 dhe +377 është data 31 tetor dhe ky do të jetë afati i fundit i përcaktuar. Në rast të moszbatimit të këtij afati do të ketë penalti ose dënime për operatorët në pajtueshmëri me Ligjin për Komunikime Elektronike", ka deklaruar Gashi.
Ai ka thënë se implementimi i kodit shtetëror të telefonisë po bëhet në pajtueshmëri me planin e migrimit me kodin +383 të përgatitur nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare, në konsultim me operatorët.