Ekonomi

Ekonomi

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në arat e Vushtrrisë

Publikuar më 07 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me gjithë motin jo të qëndrueshëm dhe reshjeve të shiut në ditët e kaluara, ka nisur fushata e korrje shirjeve në Vushtrri dhe bujqit po punojnë maksimalisht për të korrur të lashtat e kësaj vere.

"Janë bëtë të gjitha përgatitjet dhe tashmë kanë filluar korrje shirjet në territorin e Komunës së Vushtrrisë. Të angazhuara janë gjithsejtë 60 autokombajna të Vushtrrisë, procesi i korrjeve është duke shkuar shumë mirë", tha Miran Halili, drejtor i Drejtorisë për ekonomi, bujqësi, pylltari e zhvillim rural në Komunën e Vushtrrisë e po ashtu kryetar i komisionit për korrje-shirje.

Ai bënë të ditur se nga ajo pak sipërfaqe që është korrur të dhënat e para janë optimiste se rendimentet e këtij viti janë të kënaqshme. Sipas tij, mesatarja e parcelave të para që i disponon drejtoria, janë nga 4000 deri në 5000 kg për hektarë.
Duke pas parasysh kushtet jo të qëndrueshme të motit me reshje të shpeshta, zyrtarët bujqësisë u bëjnë thirrje fermerëve që të kenë kujdes dhe të mos nguten me korrjen e grurit në rastet kur ka lagështi.

Ndërsa sa i përket çmimit të korrjes për një hektarë nga autokombajnerët, Halili thotë se ai është caktuar në nivel të Kosovës dhe është saktë 100 euro për hektarë.
Sipas të dhënave, në territorin e Vushtrrisë këtë vij janë të mbjella mbi 3015 hektarë me grurë.