Ekonomi

Ekonomi

Punëtorët e Postës sot në grevë gjithëditore, nuk ofrohet asnjë shërbim

Publikuar më 09 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Punëtorët e Postës së Kosovë sot do të mbajnë grevë. Sipas njoftimit nga Sindikata e këtyre punëtorëve sot do të mbyllen të gjitha zyrat postare në Kosovë.

"Ju njoftojmë se të hënën, më 9 korrik 2018, do të hyjmë në grevë të përgjithshme duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 në mbrëmje dhe nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare. Veprimet tona nuk do të ndalën as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona", thuhet në njoftimin e Sindikatës.