Ekonomi

Ekonomi

Interesim i madh i qytetarëve për t'i kontrolluar gjobat online

Publikuar më 10 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qytetarët e Kosovës kanë shfaqur interesim të madh për t'i kontrolluar gjobat përmes platformës online, të prezantuar së fundi nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook.

"Gjatë javës së fundit të lansimit të aplikacionit është shfaqur interesim i madh për të vizutuar faqën për kontrollim të gjobave në trafik, ku për një periudh shumë të shkurt statistikat tregojnë se kërkesa ka arritur 61.000 shfletime", ka shkruar ai, përcjell KP.

Ai ka thënë se ministria me të cilën ai udhëheq do të vazhdojë me projekte inovative në të mirë dhe lehtësim të shërbimeve për qytetarët.

Pas lansimit të këtij aplikacioni, njohës të teknologjisë treguan se faqja ishte e pasigurt, por kjo u rregullua menjëherë nga Policia e Kosovës.

Lansimi i këtij ueb-moduli si fazë testuese ka filluar me datën 06.07.2018, në ueb faqen e PK-së, ku është instaluar ikona "Gjobat në trafik", ku pas klikimit në të njëjtën dhe ofrimin e të dhënave si numri personal, emri dhe mbiemri, çdo qytetar do të ketë mundësi t'i gjejë sa tiketa të papaguara i ka, numrin e tiketës, në cilin stacion janë shqiptuar dhe sa e kanë vlerën.