Ekonomi

Ekonomi

Berat Rukiqi pranoi detyrën e kryetarit të Odës Ekonomike

Publikuar më 12 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sot është bërë pranim dorëzimi i detyrës nga kryetari i OEK-ut i deritashëm Safet Gërxhaliu për kryetarin e ri të porsazgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

Rukiqi: Pranim dorëzimi në këtë mënyrë model edhe për Kosovën

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi vlerësoi se pranim dorëzimi në këtë mënyrë është model edhe për insitucionet e tjera.

"Oda ka traditë 55 vjeçare dhe tregon se do të ketë vazhdimësi. Oda është ruajtur me shumë sfida", tha ai në ceremoninë e pranim dorëzim të detyrës.

Sipas tij Oda do të angazhohet për të zhvilluar ekonominë e Kosovës. "Do të angazhohemi për rritje të eksporteve të Kosovës që do të gjenerojë vende të reja të punës", tha Rukiqi.

Kurse ish kryetari i OEK-ut i deritashëm Safet Gërxhaliu ka uruar kryetarin e ri të porsazgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

"Oda Ekonomike e Kosovës ka zero buxhet, kurse ministrit kanë miliona euro. Ne kemi dhënë shumë për biznesin dhe ekonominë e Kosovës", tha ai. Ndryshe dje Berat Rukiqi është zgjedhur kryetar i OEK-ut për një mandat katër vjeçar.

Për punën e deritashme Oda Ekonomike e Kosovës i ndau mirënjohje ish kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu (OEK). Po ashtu së fundi Gërxhaliu është shpallur menaxher i vitit në Sarajevë.