Ekonomi

Ekonomi

Pensionistët ende të obliguar për tu paraqitur në Ministrisë së Punës

Publikuar më 03 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shfrytëzuesit e pensioneve në Kosovë edhe më tutje janë të obliguar që të paraqiten në zyrat e Ministrisë së Punës, një herë në gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë.

Ata thonë se kjo rregullore është e panevojshme dhe maltretim për pensionistët, e në veçanti për ata që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pensionisti Rexhep Bunjaku, tha për Radio Kosovën se ky kriter absurd, fyen rëndë dinjitetin e pensionistëve.

Pensionisti i moshës 90 vjeçare, Rexhep Bunjaku, rrëfen për Radio Kosovën, se sa të  vështirë e ka kur çdo gjashtë muaj, është i obliguar të paraqitet në zyrat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me dokumentet identifikuese për të dëshmuar se është gjallë. CUT: Kjo është  torturë po s'kemi çka të bëjmë... qe unë jam plakë në moshën 90 vjeçare, duhet të shkojë atje e të pres, për të treguar se jam gjallë. Duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje, përndryshe turp për ne... për Zotin çka po bëjnë më ne . Tre muaj ditë kamë qenë në spital, e falë zotit na lëshuan pak e shkova me Taxi edhe e zgjodha problemin

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, thotë se nuk ishte në njohuri për këtë rregullore të tillë. Ajo kërkon nga ministri punës, Skender Recica, që të bëhen ndryshime në këtë drejtim.

'Para do kohe se kamë ditë se çka është në pyetje, sepse kur i kamë pa në shi, në borë njerëzit që janë mbledh para një sporteli, kam pyet çka është dukë ndodhë këtu, gjithë këta njerëz. Është e dhimbshme me i pa duke pritur si lypsar para sporteleve", tha ajo.

Ministri i punës Skender Reçica, ka thënë se kjo është një padrejtësi që po u bëhet pensionisteve dhe se, sipas tij, po punohet në plotësim- ndryshimin e  ligjit në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet.

"Në këtë projektligj është paraparë qe të zgjatet afati i lajmërimit të pensionisteve apo të shikohen modalitete të tjera qe të hiqet krejt kjo si kriter. Gjithashtu jemi në kontakt edhe me bankat komerciale qe të pajisen me debit kartela dhe unë besoj se shpejt do ta kemi një marrëveshje', tha ai.

Sipas rregullores së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pensionistët obligohen që çdo gjashtë muaj, të paraqiten për të dëshmuar se janë gjallë, në të kundërtën, nuk mund ta gëzojnë të drejtën e pensionit.