Ekonomi

Ekonomi

Tërheqja e shortit për rimbursim të kuponëve fiskal bëhet me 9 gusht

Publikuar më 05 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njofton gjithë qytetarët se numri i përgjithshëm i atyre që kanë aplikuar për rimbursim të kuponëve fiskal në tremujorin e dytë 2018 është 55,493 qytetarë.

Po ashtu, ATK bënë të ditur se tërheqja e shortit do të bëhet me 9 gusht 2018 në orën 08:30 në kuadër të programit të mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës.

Aplikimi për kuponë fiskal për këtë tremujor kishte filluar me 1 korrik 2018 dhe ka mbaruar me 31 korrik 2018.