Ekonomi

Ekonomi

Mustafa: Pretendimi se Ujmani u ndërtua me financat e Serbisë i pavërtetë, Kosova t’i prezantojë të dhënat

Publikuar më 08 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në debatin se a ka investuar apo Kosova apo Serbia në ndërtimin e Liqenit Artificial dhe Hidrocentralit të Ujmanit, është përfshirë edhe profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa.

Ai në profilin e tij në Facebook i është  kundërpërgjigjur të njërit prej gazetarëve serb, Mijat Lakiçeviq, ku ky i fundit pretendon se shteti serb e kishte ndërtuar Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit, ka thënë se akumulimi për këtë liqe dhe hidrocentralin në fjalë është bërë tërësisht me fonde të Kosovës.

"Qeveria e Kosovës duhet të prezantojë këto të dhëna në mënyrë zyrtare. Apetitet e Serbisë ndaj pronës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duhet të diskreditohen dhe pamundësohen", ka theksuar Mustafa.