Ekonomi

Ekonomi

Borxhi publik ka arritur në 1.03 miliardë euro

Publikuar më 04 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK) ka njoftuar se sektori fiskal u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 6.3 përkatësisht 10.3 përqind.

"Duke pasur parasysh rritjen më të lartë të shpenzimeve buxhetore krahasuar me të hyrat, buxheti i Kosovës deri në qershor 2018 regjistroi deficit primar buxhetor prej 27.1 milionë euro (2.8 milionë euro suficit në periudhën e njëjtë të vitit 2017)", thuhet në raportin për Vlerësimin Tremujor të Zhvillimeve Makroekonomike të BQK-së, raporton RTKlive.

Borxhi publik në TM2 2018 ka arritur në 1.03 miliardë euro, që është për 9.2 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2017.

"Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie", ka njoftuar BQK-ja.