Ekonomi

Ekonomi

OShP-ja rekomandon ndëshkimin e zyrtarëve që abuzuan me çmimet e barnave

Publikuar më 06 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kompania "Lirimed" e ka humbur betejën me Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë të drejtë MSH-së, e cila kishte marrë vendim ta anulojë tenderin në të cilin çmimet e kompanisë fituese i shkaktonin qindra e mijëra euro humbje buxhetit të shtetit.

OSHP-ja ka sqaruar se këtë vendim po e merr për ta ruajtur interesin publik.

Ajo e ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa ndaj zyrtarëve të prokurimit, të cilët ishin në dijeni për humbjet që do të mundë t'ua shkaktonin çmimet abuzive të ofruara nga kompania e përzgjedhur si fituese.