Ekonomi

Ekonomi

Lluka dhe Delawie bisedojnë për “Kosovën e re”

Publikuar më 08 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim ambasadorin e SHBA-së, në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin diskutuan për zhvillimet në vend, përfshirë këtu nevojën për përparim lidhur me vendimet që duhen ndërmarrë për të shtyrë përpara projektin Kosova e Re.

Trepça dhe projektet energjetike ishin në fokus, në veçanti "Kosova e Re", ku është i përfshirë investitori amerikan "Contour Global", i cili do t'i hapë rrugë zhvillimit të këtij sektori dhe do të ndikojë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ministri Lluka me këtë rast informoi diplomatin amerikan për projektet në sektorët si energjia, minierat dhe teknologjia e informacionit, të cilat konsiderohen si sektorë strategjikë për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të Kosovës.

Kreu i MZHE-së, falënderoi ambasadorin Delaëie për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë vendi i tij Republikës së Kosovës në të gjitha proceset, e sidomos në fushën e ekonomisë.

Në fund të takimit Ambasadori amerikan tha se janë takuar sot për të biseduar lidhur me vendimet e rëndësishme që duhen të ndërmerren për të lëvizur projektin 'Kosova e Re' përpara" dhe, ka vlerësuar bashkëpunimin ekonomik Kosovë-SHBA e në këtë linjë edhe me MZHE-në, duke theksuar se i njëjti do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik.