Ekonomi

Ekonomi

Franca do të vazhdojë mbështetjen ekonomike për Kosovën

Publikuar më 11 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, shprehu sot gatishmërinë e vendit të tij për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Financave, Bedri Hamza, gjithashtu shprehu përkushtimin e qeverisë franceze në vazhdimin e procesit të zbatimit të projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza që po financohet me huamarrje nga Thesari francez.

Në takim është diskutuar në lidhje me zhvillimet në fushën financiare në Kosovë, me theks të veçantë aktivitetet dhe përgjegjësitë që janë në domenin e Ministrisë së Financave.

Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Chabert për zhvillimet në Projektin e ndërtimit të Fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza, projekt i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Francës, si dhe e falënderoi për përkushtimin e Francës për të ndihmuar Kosovën në projekte të tilla që përmirësojnë mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.