Ekonomi

Ekonomi

Punëtorët e Postës paralajmërojnë protestë

Publikuar më 13 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Punëtorët e Postës bëjnë të ditur se sot në sheshin "Skënderbeu" do të protestojnë duke kërkuar të drejtat e tyre.

Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës, të cilat janë:

Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës - rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar;

Qeveria t'i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës);

Realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

Punëtorët e Postës tash e tri ditë janë në grevë të përgjithshme