Ekonomi

Ekonomi

Doganës dhe ATK-së i duhen edhe 584 milionë euro për të realizuar planin e të hyrave

Publikuar më 01 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dogana dhe Administratës Tatimore të Kosovës deri në fund të vitit duhet që të grumbullojnë edhe mbi 584 milionë euro për të realizuar planin e të hyrave të paraparë në Ligjin për buxhetin e vitit 2018.

Edhe pse këto dy institucione gjatë periudhës janar-gusht kanë arritur që të tejkalojnë parashikimet e mbledhjes së të hyrave, duke grumbulluar 1 miliard e 36 milionë euro, apo 50 milionë më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit, ato vazhdojnë të mbajnë barrën kryesore e mbushjes së arkës së shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse bilanci i të hyrave është pozitiv, buxheti i shtetit vazhdon të jetë në deficit shkaku i rritjes së shpenzimeve.

Bazuar në raportin gjashtëmujor të trendëve fiskalë,kjo periudhë e vitit është përmbyllur me një deficit buxhetor prej 29 milionë eurosh.