Ekonomi

Ekonomi

Bizneseve vendore u ofrohet informacione për të aplikuar për ndihmë

Publikuar më 03 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përfaqësues të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me partnerët GIZ dhe ProCrerdit Bank, kanë prezantuar në Prizren "Programin Për Zhvillim" ku bizneseve nga vendi do t'u ofrohen informacione për të aplikuar për ndihmë, në fushën profesionale me ekspertë apo studentë që kanë studiuar në Gjermani.

Oda Ekonomike Gjermano- Kosovare në bashkëpunim me GIZ-in , kanë prezantuar në Prizren programin "Migrimi Për Zhvillim" të CIM-së me qëllim që bizneseve nga vendi t'u ofrohet informacion i mjaftueshme për t'iu  mundësuar ndihma profesionale me ekspertë të lëmive të ndryshme nga diaspora.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave të zejtarëve dhe afaristëve , si dhe kryetari I komunës Mytaher Haskuka , I cili e sheh të favorshëm jetësimin e një projekti të tillë, që ofrohet qoftë për ekspertë për student që kanë kryer studimet në Gjermani dhe ata që janë në përfundim të shkollimit.

Ndërkaq kryetari I shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve Sami Dida , nuk dëshiron të humbë kohë, por do të aplikojë së shpejti për të përfituar nga ky program.

Ndër të tjera , ky program bën edhe ndërmjetësimin e profesionistëve të kthyer nga Gjermania dhe ekspertëve të diasporës shqiptare në Gjermani tek organizatat dhe kompanitë vendore.