Ekonomi

Ekonomi

Protestë kundër vdekjes së punëtorëve në vendin e punës

Publikuar më 07 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Më 10 tetor do të mbahet protestë me moton "Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona", ku helmeta me emrin e çdo të vdekuri në vendin e punës do të vendoset në rrethojat e qeverisë.

Në njoftimin e protestës thuhet se nga 93 personat që kanë humbur jetën në vendin e punës, secili rast që zbardhet helmeta bashkë me emrin e të vdekurit në vendin e punës largohet nga rrethojat e qeverisë dhe për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një helmet në rrethojat e qeverisë.

Protesta fillon në ora 11:00 në Sheshin "Zahir Pajaziti" dhe vazhdon në Sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.

"93 Persona, 93 Helmeta, 93 Emra. Helmeta me emrin e çdo të vdekuri në vendin e punës do të vendoset në rrethojat e qeverisë. Secili rast që zbardhet helmeta bashkë me emrin e të vdekurit në vendin e punës largohet nga rrethojat e qeverisë, për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një Helmet në rrethojat e qeverisë", thuhet në njoftimin e Këshillit iniciues të protestës.

Ata thonë se nëse qeveria i largon Helmetat pa u zbardhur rastet, nënkupton që ajo po pajtohet me vdekjet dhe ne do gjejmë mënyra tjera për tua rikujtuar gjithmonë.