Ekonomi

Ekonomi

Transformimii KSF në ushtri i kushton buxhetit 100 milionë euro në vit

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Transformimi dhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet t'i kushtojë buxhetit të Kosovës nga 55 milionë euro në vit, sa është tani, në afër 100 milionë euro në vit, diku pas 5 apo 6 vjetësh, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

Nga 1.8 miliard euro të buxhetit të Kosovës për vitin 2018, për Kosovo Security Force (KSF), këtë vit janë ndarë 55 milionë euro. Por, për transformimin e KSF, është planifikuar që buxheti për çdo vit të rritet me nga 5 deri në 6 milionë euro.

Transformimi i KSF në një Forcë të Armatosur, që nënkupton kalimin nga një forcë të angazhimeve e veprimeve për emergjenca në një forcë me karakter të plotë ushtarak, është paraparë pas një vlerësimi të sektorit të sigurisë në vend dhe rekomandimeve që NATO ka dhënë për përmbushjen e kapaciteteve operacionale.

Këshilltari për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, ka thënë se buxhetet e ardhshme të cilat do të aprovohen pas miratimit të pakos ligjore që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në KSF do të përcillen me mjete financiare.

"Sipas planeve transformimi duhet të ndodhë në një periudhë 10-vjeçare dhe kjo mundëson edhe përshtatjen e nevojave buxhetore", ka thënë Shatri.

 

Lajmet e fundit