Ekonomi

Ekonomi

Qeveria e Kosovës miratoi Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në mbledhjen që e ka mbajtur të martën, Qeveria e Kosovës e ka miratuar Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi, e cila pritet të hapë rrugën për promovimin e zhvillimit ekonomik të zonave kufitare të Kosovës me Malit të Zi, ka raportuar korrespodenti i KAG.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Marrëveshja financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi, është pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar në kuadër të Instrument For Pre-Accession Assistance (IPA).

"Marrëveshja mundëson zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve në kuadër të alokimit të fondit IPA për vitin 2017. Programi i bashkëpunimit ndërkufitar me fondet e BE-së synon të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe të nxisë zhvillimin e zonave kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi", ka thënë Hoxha.

Tematikat e këtij programi, mes dy vendeve të përfshira janë: Promovimi i punësimit, mobilitetit të punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore përgjatë kufijve; Mbrojtja e mjedisit, adaptimet ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve si dhe Stimulimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore.