Ekonomi

Ekonomi

KOSID e Mirëpret vendimin e BB për tu tërhequr nga projekti "Kosova e Re"

Publikuar më 12 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dajana Berisha nga organizata KOSID, ka thënë të enjten se tërheqja e Bankës Botërore nga përkrahja e Termocentralit "Kosova e Re" ishte një lajm i mirëseardhur për shoqërinë civile, e cila me vite të tëra ka kundërshtuar dhe ka lobuar kundër këtij projekti, për shkak të kushteve të pafavorshme dhe rreziqeve nga ndotjet e mjesidit.

"Nëse Banka Botërore ka thënë jo, atëherë edhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) automatikisht do të tërhiqet. Pra, mbeten burime tjera të pasigurta që ndoshta do të mund të investojnë në këtë projekt", ka thënë Berisha.

"Mirëpo, ne si KOSID i sigurojmë qytetarët ashtu siç kemi fituar betejën më Bankën Botërore do të fitojmë edhe beteja tjera, në rast se paraqiten financues të dyshimtë për këtë projekt që nuk janë në favor të zhvillimit ekonomik të Kosovës", ka thënë Berisha.

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane "Contour Global", për ndërtimin e këtij termocentrali me kapacitet 500 megavat, i cili do kushtojë 1.3 miliard euro.

Përgatitjet për Termocentralin "Kosova e Re" projekt ky që përfaqëson investimin më të madh të huaj në Kosovë, kanë filluara para një dekade.

Kosova ka rezerva më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe si i tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi. Thëngjilli që digjet në termocentralin "Kosova A" dhe "Kosova B" shërben si burim kryesor për prodhimin e energjisë elektrike për tërë vendin.