Ekonomi

Ekonomi

Në Prishtinë sot mbahet Forumi Frankofon i Investimeve

Publikuar më 26 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) organizon të premten në Prishtinë Forumin Frankofon të Investimeve, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, ka thënë të enjten Ambasada e Francës në Prishtinë.

"KOCAF është një klub afarist që bashkon kompanitë nga vende të ndryshme frankofone. Ai u krijua në mars 2017 nën udhëheqjen e ambasadave të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut dhe Zvicrës në Kosovë", ka njoftuar Ambasada e Francës, nëpërmes një komunikate për media.

Qëllimi i Forumit Frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Zvicra do të jenë të pranishëm në këtë Forum.

Sesioni i hapjes do të fillojë në mëngjes në praninë e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Pastaj, do të mbahet një tryezë e rrumbullakët ministrore e titulluar "Mundësitë në Kosovë për investitorët frankofonë" dhe një panel i ekspertëve të biznesit në temën, "Kosova dhe Shqipëria, dy tregje me ngjashmëritë dhe dallimet e tyre".

Pasditja do të jetë e përmbushur me takime B me B (biznes me biznes) organizuar së bashku me European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe me Bussiness Consultants Council.  (kosovain.eu)