Ekonomi

Ekonomi

Qeveria thotë se Kosova s'mund të varet nga resurset e ripërtërishme të energjisë

Publikuar më 30 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qeveria e Kosovës vlerëson se Kosova nuk mund të varet nga resurse të ripërtërishme për prodhim të energjisë, siç janë era, rrezet e diellit dhe uji, mirëpo do të vazhdojë me planet për ndërtimin e Termocentralit "Kosova e Re".

Debati rreth potencialeve të burimeve alternative nga shoqëria civile dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, është shpërfaqur pas tërheqjes se Bankës Botërore për ta mbështetur ndërtimin e Termocentralit "Kosova e Re".

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës dhe kompania fituese "ContourGlobal" kanë thënë se pavarësisht tërheqjes së Bankës Botërore, projekti i Termocentrali "Kosova e Re", do të jetësohet.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka thenë se se Kosova nuk ka kapacitete që të zëvendësojë prodhimin e energjisë nga thëngjilli në burime alternative.

Prandaj, sipas tij, e vetmja mundësi për të siguruar furnizim stabil dhe të qëndrueshëm për qytetarët me energji elektrike është thëngjilli, por që me teknologji moderne që nuk e ndotë ambientin.