Ekonomi

Ekonomi

Gjermania e interesuar për të investuar në Kosovë

Publikuar më 02 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur një delegacion të përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore, të kryesuar nga drejtoresha rajonale e Evropës Juglindore Anja Quiring, si dhe të shoqëruar edhe nga zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan Axel Voss.

Hamza dhe delegacioni i përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore, diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve gjermane në Kosovë dhe anasjelltas.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për projektin e përbashkët të Parkut të Inovacionit në Prizren, ku Qeveria e Kosovës përmes Ministrive të linjës ka një rol aktiv drejtë funksionalizimit të tij. (kosovain.eu)