Ekonomi

Ekonomi

Agjencia e Privatizimit shpall shitjen e 71 aseteve

Publikuar më 06 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Agjencia Kosovare e Privatizimit (KPA) zyrtarisht ka shpallur të hënën shitjen e aseteve përmes likuidimit, ku janë paraparë shitja e 71 asete, ka njoftuar AKP, nëpërmes një komunikate për media.

"Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin tetor, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore", ka njoftuar AKP.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në "Sallën e konferencave - Hoteli Grand", në Prishtinë me datën 05 dhjetor 2018.