Ekonomi

Ekonomi

Vukoviq: Taksa e Kosovës rrezikon 10 mijë vende pune në Bosnjë

Publikuar më 23 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, Vjekoslav Vukoviq, ka thënë të enjten se ekonomia në Bosnje tashmë po vuan pasojat e vendimit të Kosovës për rritjen e taksës së importit për 100 për qind për produktet boshnjake, ndërkohë që ky vendim mund të rrezikojë 10.000 vende pune, kanë raportuar mediat elektronike në Serbi.

Ai ka thënë se vitin e kaluar Bosnja kishte eksportuar mallra në vlerë prej 156 milionë eurosh në Kosovë dhe se eksportet ishin 10 herë më të larta se importet nga Kosova.

"Prandaj, është e pamundur të ndërmerren kundër-masa ndaj këtij vendimi, sepse importi në raport me eksportet tona, është pothuajse i parëndësishëm. Më e prekur është agro-industria, ndërsa ndër produktet kryesore që shkojnë në tregun e Kosovës janë qumështi, lëngjet dhe nafta", ka thënë Vukovi?.

Ai ka shtuar se janë të befasuar me këtë vendim të Prishtinës dhe se ekziston mundësia që një situatë e tillë ka qenë e parapërgatitur.