Ekonomi

Ekonomi

Valon Tolaj emërohet drejtor menaxhues i AKP-së

Publikuar më 27 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka emëruar Valon Tolaj në pozitën drejtor Menaxhues me mandat katërvjeçar, ndërsa u vendos që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet "Grand Hotel" Prishtinë, "MIM" Golesh dhe "XIM", të ndërmerren hapat ligjorë për inkasimin e këtyre mjeteve.

Bordi në këtë takim shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga Shitja e aseteve në likuidim SHAL 42 si dhe miratoi  propozimet  për aprovim të listës së Shitja e aseteve në likuidim SHAL 43A.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi që bazuar në nenin 7, paragrafi 7.1, të marrëveshjes së shitblerjes për diferencën e mos përmbushjes së zotimeve në vlerë prej 9,441,768.83 euro, Ndërmarrja e Re 'Sharrcem' të paguajë si çmim shtesë për blerjen e aksioneve.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin  për Termat e Referencës për Zhvillimin Afarist të Goleshit, si projekt i financuar nga GIZ, me qëllim  të rritjes së vlerës së NSh-së dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Në këtë mbledhje Bordit iu paraqit për informim raporti përfundimtar i likuidimit për GJI169 NSH 'Partizan' Babush dhe faza e ardhshme për përmbylljen e kësaj ndërmarrjeje është dërgimi në Dhomë të Posaçme të Gjykatës Supreme.

Në bazë të propozimit nga Menaxhmentit, Bordi po ashtu  vendosi që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet "Grand Hotel" Prishtinë, "MIM" Golesh dhe "XIM", të ndërmerren hapat ligjorë për inkasimin e këtyre mjeteve.

Bordi gjithashtu u informua me propozimin për marrëveshje me Komunën e Prishtinës për pagesën me këste të shpronësimit për IMN Kosova për të cilën do të informohet në mbledhjen e ardhshme.