Ekonomi

Ekonomi

Marrëveshjet Kosovë - Shqipëri nuk po reflektohen në rritjen e bashkëpunimit

Publikuar më 29 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Që nga takimi i parë mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, më 2014, disa marrëveshje thuhet të jenë nënshkruar me qëllim të nxitjes së shkëmbimit tregtar, raporton KTV.

Por, të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se tregtia me Shqipërinë nuk ka pasur progres të theksuar. Shqipëria renditej në vendin e 8 për tregti gjatë vitit 2014, e më pas lëvizjet kanë qenë mes vendit 7 dhe 6.

Progresi më i madh është arritur këtë vit, duke kaluar në pozitën e pestë, me rreth 200 milion euro qarkullim. Por, sërish vendin para saj e zë Serbia si dhe vendet shumë më të largëta si Gjermania, Turqia, Kina e Italia.

Lidhur me këto marrëveshje janë deklaruar zyrtarët më të lartë shtetërorë, si kryeministri Edi Rama e Ramush Haradinaj, duke vlerësuar efektin e tyre.

Por, të kundërtën e thotë Oda Ekonomike e Kosovës. Madje, eksporti i produkte vendore është 8 herë më i vogël sesa importi.

Sipas Rukiqit kjo tregon se bizneseve vendore po u vihen barriera. Lidhur me këto marrëveshje nuk i është përgjigjur kërkesës për prononcim koordinatori i dy qeverive, Fatmir Limaj, njëherësh pjesëmarrës i pesë mbledhjeve të realizuara.

Importi më i madh nga Shqipëria nuk është për produkte ushqimore, por për materiale të tjera, si çelik, lëndë djegëse minerale, gëlqere dhe plastikë. Ndërsa, eksportohen materialet dhe pajisjet elektronike, makineritë dhe pajisjet mekanike, e mjete transporti të vagonëve. Kosova e Shqipëria blejnë pak nga njëra-tjetra edhe produkte ushqimore.