Ekonomi

Ekonomi

Hoti: Taksa 100%, masë dëshpëruese e Qeverisë

Publikuar më 30 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdulla Hoti ka deklaruar se rritja e taksës ndaj Serbisë ka qenë masë deshpëruese e Qeverisë pas dështimit të pranimit në INTERPOL.

Sipas tij, për një masë të tillë nuk janë konsultuar partnerët ndërkombëtarë.

"Para se të merrej një masë e tillë është dashur të konsultohen partnerët ndërkombëtarë, por edhe Kuvendi i Kosovës", thekson Hoti.

Ai e ka akuzuar Qeverinë duke thënë se është përgjegjëse për situatën në veri.

"Kjo qeveri deri dje ka bashkëpunuar me njerëz të lidhur me krimin. Kryeministri, por edhe presidenti kanë pritur në zyrat e tyre njerëz të dyshuar për krime ne veri" ka thënë Hoti, duke aluduar kështu për takimet me nënkryetarin e Listës Serbe Millan Radojçiq, i cili po kërkohet në Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.