Ekonomi

Ekonomi

Pas vendimit për taksën 100%, prodhuesit vendor tregojnë efektet e para (Video)

Publikuar më 30 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sektori i prodhimit mund të jetë motori kryesorë i punësimit por dhe i zhvillimit ekonomik në Kosovë. Ky sektor mund të jetë edhe më i rëndësishëm nëse shfrytëzohet momenti në të cilin ndodhen ambienti i të bërit biznes në Kosovës pas vendosjes së taksë prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Promovimi i prodhimeve vendore ishte edhe qëllimi Konventës së Prodhuesve të Kosovës, të organizuar për herëtë parë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Ndërmarrës dhe përfaqësues të biznesit kanë thënë se prodhuesit në Kosovë, po përballen me shumë sfida.

Sipas tyre, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj prodhimeve që vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shumë biznese po shikojnë alternativa për gjetjen e tregjeve të reja nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, Berat Rukiqi, për tha se ka pasur një solidarizimi të biznesit për këtë vendim.

"Është shumë me rëndësi të theksohet se ka pasur një solidarizimi të biznesit për këtë vendim, sidomos duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e bizneseve në vendet e tjera janë ballafaquar me problemet e caktuara dhe gjithmonë ka pasur mungesë të mekanizmave që mund t'i trajtojnë këto probleme në favor të bizneseve tona", tha Rukiqi.

Shumë biznese, sipas tij, janë duke shikuar alternativat për t'i zëvendësuar produktet me tregjet tjera.

"Ka biznese që janë në pritje për sa i përket vendimeve në raport me taksën prej 100 për qind. Janë shumë biznese që janë duke shikuar alternativat për t'i zëvendësuar prodhimet, siç është rasti i grurit, sheqerit dhe çelikut që janë produkte bazë për shumë biznese, ku edhe për sektorin e prodhimit, atë të ndërtimit dhe sektorë të tjerë", tha Rukiqi.