Ekonomi

Ekonomi

Me 3 dhe 4 dhjetor mbahet panairi i agrobiznesit ‘Prishtina 2018’

Publikuar më 03 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës organizon panairin e produkteve bujqësore, agroindustriale dhe tregtisë inverse "Prishtina 2018", me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë.

Fokusi i këtij panairi është shporta e produkteve kosovare, prandaj nën temën #ShportaJonë do të ekspozohen dhe promovohen kompanitë e pranishme. Në këtë panairmarrin pjesë 36 kompani nga Kosova dhe një nga Italia.

Ky panair është i një dimensioni më ndryshe pasi që organizohet brenda kornizës së ngjarjeve të lidhura me javën e CEFTA-së, ku do të marrin pjesë akterët më të rëndësishëm që shtyjnë drejt rrjetëzimit dhe zhvillimit të bizneseve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë panair organizohet edhe ngjarja Shija Vendore ku nga ora 18:30 deri më 20:30 me datën 3 dhjetor do të bëhet degustimi i pijeve dhe ushqimeve vendore.

Hyrja dhe transporti për vizitorët e Panairit është falas, çdo 30 minuta.

Të gjithë të interesuarit në më shumë detaje rreth panairit mund të kontaktojnëkëtë numër telefoni 046-123-429 apo të vizitojnë faqen zyrtare të Odës Ekonomike të Kosovë në rrjetin social Facebook.

Vizitoni Panairin e Agrobiznesit dhe njihuni nga afër me produktet Agroindustriale, tregtinë inverse dhe risitë e përgjithshme të këtij edicioni.

3 dhjetor 2018
13:30 - Hapja e panairit
18:30-20:30 - Shija Vendore, degustim i pijeve dhe ushqimit vendor

4 dhjetor 2018
09:00-19:00 - Dita e dytë e panairit