Ekonomi

Ekonomi

Kosova përfiton 17.6 milionë euro grant për Rehabilitimin e hekurudhave

Publikuar më 05 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Financave, Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e BERZH për sektorin e Transportit, Sue Barrett, kanë nënshkruar Marrëveshjen Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.6 milionë euro, ka raportuar kosovain.eu.

"Marrëveshja që po nënshkruajmë sot përshkon linjën nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë me 35 kilometra. Nga BE-ja janë ndarë mjete në vlerë prej 17.6 milionë euro për punët fizike. Për financimin e këtij segmenti kreditë e ratifikuara në Parlament nga EIB dhe EBRD do të financojnë punimet në vlerë prej 9.2 milionë dhe 8.6 milionë respektivisht", ka thënë Hamza.

Ambasadorja Apostolova ka thënë se BE-ja do të vazhdoj të ndihmojë Kosovën në financimin e projekteve të ndryshme që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

"Me këtë Marrëveshje do të rehabilitohen rreth 100 kilometra hekurudhë dhe ngritja e 5 stacioneve në seksionin në kufi në Maqedoni dhe Fushë Kosovë - Mitrovicë. Ky projekt do përmirësoj sigurinë dhe efikasitetin hekurudhor për gjysmën e popullatës të Kosovës dhe do krijoj 160 vende të punës gjatë ndërtimit dhe veprimtarisë së mirëmbajtjes", ka thënë Aportolova.

Drejtoresha e EBRD për sektorin e Transportit, Sue Barrett, ka thënë se nënshkrimi i kësaj Marrëveshje Granti mbështet modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës.

"Ky është Granti i dytë i dhënë nga Bashkimi Evropian/ Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për projektin e transportit i financuar nga EBRD në Kosovë, pas një nënshkrimi në muajin shkurt të këtij viti të një granti investues prej 38.5 milionë Euro për fazën e parë të këtij projekti hekurudhor. Grante të tjera janë parashikuar për projekte të tjera në Kosovë po ashtu",  ka thënë Barrett.  (kosovain.eu)