Ekonomi

Ekonomi

Tetë milionë euro donacion nga Zvicra për sektorin e ujërave

Publikuar më 05 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministria e Zhvillimit Ekonomik sot ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë Zvicerane për bashkëfinancim dhe mbikëqyrje financiare të programit mbështetës për ujësjellës dhe kanalizime në zonat rurale.

Ministri Valdrin Lluka dhe z.Alan Brown udhëheqës i programit të ekipit Dorsch (Dorch International Consultants), nënshkruan këtë memorandum mirëkuptimi i cili ndër të tjerash mundëson ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe sistemeve të trajtimit të ujrave të zeza në mbështetje të objektivës së qasjes gjithëpërfshirëse, infrastukturën e komponentëve për zhvillim duke i përfshirë edhe procedurat për operim dhe mirëmbajtje, zvogëlimin e ujit të pafaturuar, marrjen e mostrave dhe monitorimit të cilësisë së ujit, mbrojtjen e resurseve ujore, zbutjen e ndryshimeve klimatike, efiçencën e energjisë, dhe zhvillimin e marrëdhënjeve me konsumatorë në vende të ndryshme anembanë Kosovës.

Qeveria e Kosovës në ketë projekt do të kontribuojë 10 milion euro ndërsa Dorsch dhe qeveria Zvicerane me afro 8 milion euro. Ky projekt është në fazën e VI dhe do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Gjithashtu ky projekt do të mundësoj integrimin e ujësjellësve të vegjël dhe ato vetanak në sistem rajonal të Ujësjellësit, duke përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe duke rritur sigurinë në ujë të pijshëm. (kosovain.eu)