Ekonomi

Ekonomi

Lekaj: Kemi marr të gjitha masat që rrugët të jenë të kalueshme (Video)

Publikuar më 09 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se janë marr të gjitha masat lidhur me pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës.

Lekaj ka kërkuar nga ngasësit në komunikacion që të kenë kujdes dhe t'i përshtaten kushteve klimatike.

"Lidhur më mirëmbajtjen e rrugëve në stinën e dimrit, i kemi marr masat me kohë dhe të gjitha kompanitë janë në gjendje gatishmërie, duke e pasur parasysh që janë temperaturat e ulëta. Fatbardhësisht nuk kemi pasur reshje të dendura të borës, përveç në viset malore dhe mund të them dhe sigurojë qytetarët që do të bëjmë më të mirën e mundshme që rrugët të jenë të kalueshme dhe të mirëmbajtura ku qytetarët të kenë qasje të lehtë në rrugë", tha Lekaj.

Ai ka thënë se përveç rrugës së Brezovicës nuk ka pasur pengesa.

"I lusim vozitësit që të kemi kujdes dhe t'i përshtaten kushteve klimatike apo ngricave. Ne përpos rrugës së Brezovicës nuk kemi pasur ndonjë telashe të madhe, kemi pasur pak ngecje në rrugën Prishtinë-Podujevë, mirëpo kemi reaguar me kohë, duke i falënderuar qytetarët që na lajmërojnë dhe reagojnë me kohë për çdo situatë dhe ne me vëmendje i dëgjojmë dhe respektojmë të gjitha kërkesat e tyre", tha ministri Pal Lekaj.