Ekonomi

Ekonomi

MI-ja e ka fshehur vazhdimin e afatit për "Bechtel&Enkan"

Publikuar më 05 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka fshehur faktin që kompanisë "Bechtel&Enka" me aneks-kontratën e nënshkruar më 5 shtator 2018 për autostradën "Prishtinë-Hani i Elezit" ia kishte zgjatur afatin e punimeve për 152 ditë nga data 31 dhjetor deri më 1 qershor të 2019.

Edhe pse ai dhe Ministria e tij disa herë kanë mohuar një gjë të tillë, duke thënë se afati i punimeve është 31 dhjetori i 2018-s dhe se do të shikojnë mundësitë e vënies së penalltive për vonesa të punimeve, kjo mohohet në aneks-kontratë, shkruan sot Koha Ditore.

Instituti Demokratik i Kosovës ka gjetur se në aneks-kontratën e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcaktohen detyrimet e Qeverisë për 53 milionët për autostradën "Prishtinë-Hani i Elezit".

Në këtë aneks-kontratë, përveç 53 milionëshit, MI-ja është pajtuar që të zgjasë afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë "Bechtel& Enkas" për zbatimin e punëve për këtë autostradë.

Një gjë e tillë i sigurohet me nenin 9 të këtij aneksi, në të cilin ka pasur qasje edhe gazeta.