Ekonomi

Ekonomi

Nënshkruhet kontrata për investimet në hekurudhë

Publikuar më 06 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sot (të mërkurën) do të bëhet nënshkrimi i kontratës "Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë - Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km".

Kjo kontratë do të nënshkruhet nga Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it Agron Thaçi dhe Drejtorit Gjeneral të GCF-së Eduardo Rossi.

Bazuar në rëndësinë jetike të këtij projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme do të jenë të pranishëm shumë nga personalitete e shquara të politikës duke përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Kryeparlamentarin, Ministri i Financave, Ministri i Infrastrukturës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të BERZH-it dhe Zyra e Komisionit Evropian.

Kjo ceremoni do të mbahet në ndërtesën Qeverisë së Republikë së Kosovës.