Ekonomi

Ekonomi

Sa janë zbatuar marrëveshjet Kosovë-Serbi për Doganën

Publikuar më 08 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka zhvilluar një infografikë në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, sa i përket çështjeve doganore.

Përmes kësaj infografike, janë paraqitur marrëveshja për Vulat Doganore, marrëveshja për Mbledhjen e të Hyrave Doganore, marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, dhe marrëveshja për Shkëmbimin Sistematik të të Dhënave Elektronike mbi Doganat (SEED), transmeton Koha.net.

Sipas KDI-së, në marrëveshjen për vulat doganore, Kosova ka zbatuar në tërësi të gjitha obligimet e kësaj marrëveshje ndërsa Serbia, vazhdon të shkelë marrëveshjen duke përdorur vula paralele doganore.

Në marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Kosova ka ndërtuar pikat kufitare në Merdare dhe Mutivodë. Pikë-kalimi kufitar në Bërnjak, thotë KDI-ja, nuk është filluar për shkak të pengesave nga ana e Serbisë.

Ndërkaq, Serbia nuk ka punuar fare në ndërtimin e pikave kufitare në Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë. Pala serbe, thotë KDI-ja, është ende në fazat e hershme të vlerësimeve të projekteve.

Në muajin shtator të vitit 2013, kur u bë marrëveshja për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave Doganore, Kosova ka filluar zbatimin që në vitin 2013, ndërkaq, Serbia, ka filluar zbatimin në nëntor të vitit 2015.

Image

©