Ekonomi

Ekonomi

20 investitorë kanadezë pritet ta vizitojnë Kosovën

Publikuar më 06 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në Toronto të Kanadasë është mbajtur konferenca "Invest in Kosovo" e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto në bashkëpunim me Canada Trade Link.

Në kuadër të kësaj konference, drejtoresha e Canada Trade Link, Stefania Szabo është zotuar për të sjellur gjatë këtij viti për vizitë në vendin tonë 20 biznese të cilat do të shohin mundesitë e investimit të kapitalit të tyre në vendin tonë.

Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, i cili aktualisht po qëndron në Toronto është shprehur i gatshëm që ta mirëpres delegacionin kanadez.

Ndërkohe, bashkeorganizatori i këtij eventi, konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Donat Syla, ka thënë se ky organizim nuk do të jetë i vetmi, pasi që janë duke punuar në identifikimin e shumë sektoreve prej nga mund të absorbohet kapitali i tyre për investime në Kosovë.