Ekonomi

Ekonomi

Bizneset kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale

Publikuar më 11 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të ndërmarra nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për sektorin minerar dhe koordinimin për hapat e mëtutjeshëm, OAK organizoi takim të përbashkët me bizneset e këtij sektori.

Hysni Zogaj, drejtori i bordit , theksoi se OAK deri më tani ka organizuar më së shumti takime të përbashkëta.

ndër aktivitetet që OAK ka ndërmarrë me qëllim të shfuqizimit të udhëzimeve administrative dhe ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale që po dëmtojnë këtë sektor janë takimet me zyrtarët më të lartë të vendit dhe të sektoreve përkatëse.

OAK ka disa vite që ka kërkuar dhe kërkon që të shfuqizohet:

Udhëzimi Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;

Udhëzimi Administrativ MA - Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8 obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;

Udhëzimi Administrativ MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm;

Vendimi për ndalimin e përkohshëm të ndërrimit të pasurisë së paluajtshme të MBPZHR i datës 20/07/2010;

Në fund të këtij takimi të pranishmit u dakorduan që të dorëzojnë edhe një herë peticionin dhe kërkesat tek kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja e re e Bujqësisë Dijana Zhiviq , duke iu lënë një hapësirë kohore prej 15-të ditësh që të bëjnë shfuqizimin e udhëzimeve administrative.

Në rast se kjo kërkesë nuk merret parasysh, atëherë bizneset paralajmëruan protesta deri në bllokada të rrugëve.