Ekonomi

Ekonomi

Haradinaj shpalos platformën ekonomike tek ndërmarrësit kosovarë në SHBA

Publikuar më 07 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në SHBA ka vizituar kompaninë "Bedrcok" në Detroit, ku partner teknologjik në ndërtim janë kosovarët Etrit dhe Edi Demaj.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në sektorin e patundshmërive, "Bedrock" me vëllezërit Demaj janë shndërruar në forcë kryesore të zhvillimit të Detroitit pas krizës ekonomike.

Sipas tij, me një investim prej 3 miliardë dollarësh, "Bedrock", përmes KodeLabs, 60% të softuerëve i punon në Kosovë, me të rinjtë kosovarë, transmeton Koha.net.

Haradinaj ndër të tjera ka njoftuar se para këtyre ndërmarrësve dhe partnerëve të tjerë, ka shpalosur platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë.

"Në këtë ofertë të Kosovës, karshi tërheqjes së investimeve direkte, Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt, për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës", ka shkruar ai.