Ekonomi

Ekonomi

"Contour Global" ende s'e ka siguruar kredinë për "Kosovën e Re"

Publikuar më 08 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Garancia shtetërore për projektin "Kosova e Re" nuk do të shkojë në Kuvend para muajit qershor.

Kjo pasi që investitori "Contour Global" ende nuk ka marrë përgjigje nga ana e Korporatës për Investime Private të Jashtme të SHBA-së (OPIC) dhe Banka Shtetërore e Japonisë, tek të cilat Kosova mban shpresën e vetme për financimin e ndërtimit të termocentralit "Kosova e Re", pas tërheqjes së Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nga ky projekt, shkruan sot "Koha Ditore".

OPIC dhe Banka shtetërore japoneze pritet që të marrin vendimin përfundimtar, nëse do të përkrahin apo jo këtë projekt, në qershor të këtij viti.

Edhe pse në janar të këtij viti, në një nga mbledhjet e Qeverisë, në të cilën kishte marrë pjesë edhe përfaqësuesi i "Contour Globalit", Bernhard Haider, ishte thënë se përzgjedhja e kompanisë projektuese dhe financimi do të përfundonin në mesin e muajit shkurt, kjo nuk ka ndodhur. Investitori ende nuk e ka zgjedhur as kompaninë projektuese.