Ekonomi

Ekonomi

Afër dy milionë euro për asfaltimin e rrugës që lidhë 5 fshatra të Ferizajt

Publikuar më 08 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën nënshkroi kontratën për projektin "Asfaltimi i rrugës Babush - Tërn - Luboc - Koshare - Slivovë".

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 euro.

Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune.