Ekonomi

Ekonomi

Në Gjilan hapet fabrika kanadeze ‘Nutrivida Nutrients’

Publikuar më 09 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në Gjilan është përuruar ndërmarrja 'Nutrivida Nutrients', e cila është fabrikë kanadeze e plehrave artificialë e licencuar në Kosovë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Ballkan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se hapja e kësaj fabrike është një risi në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe bujqësor.

"Produktet e 'Nutrividës' do të jenë të nevojshme për çdo familje bujqësore në Gjilan dhe qytetet tjera të Kosovës, pasi është një ushqim në bazë organike dhe eliminon plehrat artificiale që kanë qenë me kemikate të rrezikshme dhe do të ushqejë bimën dhe tokën për një produktivitet cilësor", tha Haziri.

Ambasadori i Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, ka potencuar se që nga lënda e parë e deri te produktet finale, Nutrivida është e para me këto produkte në Kosovë.

"Ky është një hap tutje në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kanadasë", tha si duke shtuar se duhet të ketë këmbëngulësi më të madhe që Kosova të ecë përpara në fushën e zhvillimit ekonomik dhe prodhimit në veçanti.

Ndërsa, pronari i fabrikës Alban Murati është zotuar që kjo fabrikë do të jetë në zhvillim dhe inovacione në sektorin e bujqësisë në formatin e punës dhe eksperiencës kanadeze.

Ndryshe, Gjilani pas luftës ka marrë mbështetje të shtetit të Kanadasë, fillimisht në arsim e konkretisht në Fakultetin e Edukimit, ndërsa pas 20 vjetësh ky interesim zgjerohet me investime konkrete në sektorin e prodhimit dhe qëndrueshmërisë në bujqësi.