Ekonomi

Ekonomi

Eksportet nga Bosnja në Kosovë kanë rënë ndjeshëm që nga taksa

Publikuar më 10 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Për pak më shumë se katër muaj që nga vënia e taksës nga Kosova për produktet e Bosnjës dhe Hercegovinës, eksportet e tyre kanë rënë ndjeshëm.

Konstatohet që vlera totale që ka humbur Bosnja dhe Hercegovina nga rënia e eksporteve është diku 20 milionë e 400 mijë Euro, apo 40 milionë marka boshnjake, shkruan Sarajevo Times.

Që nga nëntori deri në fund të marsit, shuma e eksporteve ka qenë modeste, diku 7.35 milionë marka boshnjake, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 47.57 milionë marka boshnjake.

Produktet kryesore që janë eksportuar janë prodhimet e çelikut, veshmbathjet, produktet farmaceutike dhe ato të drurit, si dhe produktet e qumështit dhe djathit.

Kosova megjithatë ka mbajtur volumin e eksporteve drejt Bosnjës dhe Hercegovinës në numra të njëjtë - 4.5 milionë marka ishte në periudhën e njëjtë nga nëntori deri në mars të vitit të kaluar dhe të tanishëm.