Ekonomi

Ekonomi

Presidenti i BERZH-it, Chakrabarti viziton Kosovën

Publikuar më 18 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sir Suma Chakrabarti, do ta vizitojë sot Kosovën gjatë një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgatitje për takimin vjetor të Bankës për vitin 2019 që do të mbahet në Sarajevë në muajin maj. Kjo është vizita e parë e Presidentit që nga viti 2016.

Gjatë qëndrimit të tij njëditor, Presidenti Chakrabarti do të takohet me zyrtarë qeveritarë, duke përfshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në takimet e tij, kreu i BERZH-it do ta ritheksojë zotimin e Bankës ndaj shtetit dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai gjithashtu do ta riafirmojë qëndrimin e Bankës si një partner strategjik i Kosovës dhe investitor kryesor institucional me mbi 363 miliona euro të investuara deri më sot në 63 projekte.

Fokusi i Bankës në Kosovë është në përkrahjen e zhvillimit konkurrues të sektorit privat, përmirësimin e sigurimit të energjisë, qëndrueshmërinë dhe konektivitetin mbështetës si dhe në integrimin rajonal.