Ekonomi

Ekonomi

Limaj thotë se Qeveria është e vendosur për t'i mbrojtur prodhuesit vendorë

Publikuar më 08 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e marrjes së detyrës e ka vendosur në fokus të saj mbrojtën dhe mbështetjen e prodhuesve vendor.

Limaj ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë, i propozuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për ndalimin e eksportimit të masës drunore si lëndë e papërpunuar nga Kosova në drejtim të vendeve tjera është në funksion të mbrojtës së prodhuesve vendorë. Kjo masë, numri dy i Qeverisë së Kosovës ka thënë se do t'i kontribuoj ruajtjes së pyllit.

"Si Qeveri e Kosovës, jemi të vendosur t'iu ndihmojmë për aq sa është e mundur të gjithë prodhuesve vendor pa dallim. Fuqizimi i prodhuesve vendor nënkupton rritje të buxhetit dhe hapje të reja të vendeve të punës për qytetarët tanë", ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në 'Facebook'.

Limaj ka paralajmëruar edhe një serë masash të cilat do të merren më qëllim të stimulimit të prodhuesve vendor.