Ekonomi

Ekonomi

Reçica: Të larguarve nga puna në vitet e 90-ta, do t’u njihet përvoja e punës (Video)

Publikuar më 09 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka thënë se aktualisht Kosova ka rreth 22 skema pensionale dhe janë duke punuar për reformimin e tyre.

Ai ka bërë të ditur se personave të larguar nga nuna në vitit e 90-99 nga ish regjimi do tu njihet përvoja e punës. “Kemi propozuar që të gjithë punonjësit që u larguan padrejtësisht nga puna në vitet 1990-1999, t’iu njihet e drejta e punës dhe stazhi”, tha ministri Reçica.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë ai se ka krijuara një konceptdokument i cili përshtatet reformave socio-ekonomike në vend.