Ekonomi

Ekonomi

Istrefi kërkon nga deputetët që të reflektojnë pozitivisht ndaj gjendjes në Telekom

Publikuar më 14 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë të martën se meqenëse sot Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, ftoj të gjithë deputetët që të arrijnë të zhvillojnë debat konstruktiv dhe të reflektojnë pozitivisht rreth gjendjes në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës.

"Jam po ashtu i bindur se të gjithë së bashku do të mund të gjejmë zgjidhjen e duhur për problemet e grumbulluara, duke u fokusuar racionalisht në strategjinë e daljes", ka thënë Istrefi.

Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve i kam informuar të gjitha institucionet e vendit, përfshirë Kryeministrin Haradinaj, MZHE-në, Komisionin Hetimor Parlamentar dhe deputetë të partive të ndryshme politike rreth situatës aktuale në Telekomin e Kosovës dhe mundësisë së arritjes së një qëndrueshmërie dhe stabiliteti financiar.

"Telekomi i Kosovës i ka dhënë shtetit të Kosovës qindra miliona euro në formën e dividendës ndër vite dhe tani ka ardhur koha që kjo ndërmarrje publike të marrë mbështetjen e merituar shtetërore, pasi që është aset strategjik nacional", ka shkruar Istrefi në profilin e tij në facebook. (kosovain.eu)