Ekonomi

Ekonomi

MASHT-i humb 3.5 milionë dollarë nga Banka Botërore

Publikuar më 17 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Për shkak të shkallës së ulët të realizimit të projektit ESIP (hua 11 milionë dollarë) që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e kishte marrë vite më parë nga Banka Botërore, ky projekt është reduktuar.

Projekti i cili ka qenë në vlerë 11 milionë dollarësh tashmë është zbritur në 7.5 milionë dollarë. Ky projekt ka pasur për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor, shkruan sot Koha Ditore.

Banka Botërore, javë më parë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave e ka ristrukturuar këtë projekt, duke ia anuluar MASHT-it 3.5 milionë euro.

Shumica e komponentëve që kanë qenë të parapara të realizohen përmes projektit ESIP janë reduktuar. Kjo pasi i gjithë projekti duhet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2019 dhe periudha e realizimit e të gjithë planit është shumë e shkurtër.

Projekti "Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë" është aprovuar nga Banka Botërore më 10 shtator 2015 dhe pas ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës është bërë efektiv më 13 maj 2016.