Ekonomi

Ekonomi

Pengesat po bllokojnë Kosovën të eksportojë në Shqipëri, thotë kreu i OEK’ut

Publikuar më 30 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Shqipëria është tregu më ideal që Kosova të eksportojë mallra, por ka thënë se pengesat e kanë bërë atë si shtetin më të vështirë për eksport.

Rukiqi ka thënë se ka dhjetë vjet që flitet për pengesat e vëna nga Shqipëria, pasi nuk ka përmirësime.

"Çka nënkupton Shqipëria për ne si treg. Është tregu më potencial për të eksportuar. S'mund të llogarisim se kemi treg më të mirë. Për shumë arsye, aspekti gjeografik, lidhjen politike, infrastrukturën, portet. Por s'po arrijmë të kalojmë nivelin eksport-import, 270 milionë në total, aq sa në kushte normale është niveli i dy kompanive që mund të këmbejnë mallra mes vete", ka thënë ai në KTV.

Politika dekurajuese e Shqipërisë ndaj mallrave të Kosovës, sipas Rukiqit, vlen për të gjitha sektoret.

Teksa ka thënë se në Kosovë është shumë lehtë që një biznes i Shqipërisë të depërtojë, Rukiqi ka përmendur birrën si produkt që tejet vështirë nga Kosova ka arritur të depërtojë në Shqipëri.

"Çdo tender qoftë infrastrukturë, shëndetësi e sfera tjera me para publike, firmat e Shqipërisë kanë depërtuar pa asnjë problem. Në asnjë rast s'ka pas asnjë grup interesi që kanë penguar një produkt të Shqipërisë të vijë në Kosovë. Nëse dikush nga Shqipëria ka dashur të hyjë në Kosovë është favorizuar madje. Në krejt këta sektorë ne kemi pas problem të hymë në Shqipëri. Me shumë telashe, për shkak të fuqisë financiare, ndoshta ka depërtuar birra. Ndonjë produkt i ushqimit, por jo në prezencë pa probleme. Edhe te birra sot flasim për barriera, edhe te mielli", ka thënë ai.

Sipas tij, birra është futur në një thes me importues të fuqishëm si nga Holanda e paguan akcizë më të lartë.